75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 03 Mars 2025 / k.v

Përmbytja në minierën e Artanës/ Inspektorët dalin në terren, ende pa reagim nga institucionet! (Pamje)

Një përmbytje e rrezikshme ka ndodhur gjatë fundjavës në minierën e Artanës, nga horizonti i gjashtë, duke shkaktuar shqetësim për pasojat e mundshme.

Sot, inspektorët kanë dalë në terren për të vlerësuar situatën nga afër, ndërsa rrjedhja e ujit është ndalur, por gjurmët e saj janë ende të dukshme, transmeton IndeksOnline. 

Megjithëse ngjarja është serioze, deri tani institucionet nuk kanë reaguar, çka ka sjellë kritika nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai e ka cilësuar situatën si të papranueshme, duke paralajmëruar për pasoja të rënda. 

“Kjo nuk guxon të ndodhë! Pasojat mund të jenë katastrofale – njerëzore, teknike dhe mjedisore. Nëse asgjë tjetër, kjo është një vepër penale mjedisore. Për atë që duket jashtë minierës, po brenda saj, vetëm Zoti e di!”, ka deklaruar Shala. 

Pamjet nga IndeksOnline tregojnë se përmbytja është ndalur, por dëmet ende janë të dukshme: