75 Mall Live Search
12:03 / E Hënë, 03 Mars 2025 / L A

Ramos shënon golin e tij të parë në Meksikë

Sergio Ramos ka bërë transferimin e tij të bujshëm te Monterrey.

Ish-kapiteni i Realit, në paraqitjen e tij të dytë në “Liga MX”, ka arritur të shënonte edhe golin e tij të parë me skuadrën e tij në fitoren ndaj Santos Lagunës.

Përkrah tij shënoi edhe ish-bashkëlojtari i tij te Reali, Sergio Canales të cilët gjenden në pozitën e 9-të e cila çon në fazën e playoffit.

Ramos, kujtojmë se iu kishte bashkuar Monterreyt këtë vit pas ndërprerjes së kontratës me Sevillën.

Ai mori numrin 93 te Monterrey, numër ky që simbolizon minutën kur Ramos kishte shënuar golin e barazimit ndaj Atletico Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2014./IndeksOnline/