Ish-trajneri i Milanit rrezikon dënimin prej 7 muajsh pas incidentit ndaj Brestit

Një ish-trajner i Milanit mund të dënohet me 7 muaj nga drejtimi i skuadrës.
Bëhet fjalë për Paulo Fonsecan, i cili ishte përplasur me gjyqtarin Benoit Millot në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Brestit.
Trajneri tashmë i Lyonit u zemërua pasi gjyqtari Benoit Millot, iu tha nga VAR të rishikonte një top të mundshëm me dorë që mund të kishte rezultuar në një penallti në minutën e fundit për ekipin mysafir.
Fonseca bërtiti në fytyrën e Millotit, duke u përballur kokë më kokë me arbitrin në një moment tronditës me mesfushorin, Corentin Tolisso që ndërhyri për të ndarë çiftin përpara se Millot t’i tregonte Fonsecas një karton të kuq dhe të vendoste të mos jepte penalltinë.
“Kërkoj falje për këtë gjest. Nuk duhet ta bëj këtë. Futbolli na bën të bëjmë gjeste të këqija. Ndeshja ishte shumë e vështirë. Të luash kundër Brest-it është gjithmonë e vështirë, ata janë një ekip fizik, ata mbrojnë shumë pikë”, u shpreh Fonseca.
Komiteti disiplinor i Ligue 1, do të marrë vendim për fatin e Fonsecas gjatë kësaj jave, ndërsa po ashtu kishin dënuar edhe presidentin e Marseilles, Pablo Longoria me 15 ndeshje pas sulmit të tij ndaj një arbitri./IndeksOnline/