Nuk dorëzohet Bayerni, nisin bisedimet me Leverkusenin për Wirtz

Florian Wirtz padyshin është një nga yjet më të spikatur të futbollit gjerman.
Me formën e tij ka arritur ta shndërroj Bayer Leverkusenin, në një skuadër elitare në Bundesliga si dhe në Evropë.
Mirëpo siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, një nga rivalët e Bundesligës siç është Bayern Munichu janë të vendosur për të bërë gjithçka që ta sjellin atë në Allianz Arena.
Idealisht, ata duan ta sjellin atë këtë verë, kjo është arsyeja pse klubi po planifikon ulje pagash dhe shitje lojtarësh për të financuar lëvizjen.
🚨🔴 As reported yesterday in our show Transfer Update, FC Bayern are determined to do everything possible to sign Florian #Wirtz. Ideally, they want to bring him in this summer, which is why the club is planning salary reductions and player sales to finance the move. If not this… pic.twitter.com/jizTy7S5Qm
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 4, 2025
Nëse jo këtë vit, Wirtz pritet t’i bashkohet Bayernit më së voni deri në vitin 2026. Bisedimet tashmë kanë filluar dhe po vazhdojnë, me Uli Hoeneß të përfshirë drejtpërdrejt.
Leverkuseni mbetet i qetë dhe ende shpreson për një zgjatje të kontratës. Megjithatë, zgjatja përtej vitit 2027 ka të ngjarë të jetë e vështirë të arrihet pa një klauzolë lirimi.
Këtë sezon Wirtz, ka arritur të shënojë 15 gola dhe 13 asistime në 37 paraqitje për kampionët në fuqi të Gjermanisë./IndeksOnline/