75 Mall Live Search
12:57 / E Martë, 04 Mars 2025 / L A

Arlind Veliu shpallet “Ylli i Javës” së 22-të në Albi Mall Superliga

Federata e Futbollit të Kosovës(FFK) si çdo javë ka ndarë çmimin për “Yllin e Javës”.

Cmimi ju dha lojtarit të Malishevës, Arlind Veliu i cili mori këtë çmim për herë të dytë këtë sezon.

Veliu, përpos që shënoi një gol të bukur, u shqua me ndërhyrjet e tij në mbrojtje, duke qenë më meritori për fitoren e Malishevës ndaj Ballkanit.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje me Luan Tabakun, Bujar Asllanin dhe Muhamet Sylejmanin./IndeksOnline/