75 Mall Live Search
10:36 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / L K

Abdixhiku i del në përkrahje djalit të heroit Sali Çeku: Kokën lart Hysen, shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej!

Lumir Abdixhiku ka mbështetur publikisht Hysen Çekun, djalin e heroi Sali Çeku që mori vota të shumta nga diaspora për t’i siguruar mandatin e deputetit atij.

Abdixhiku ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po duan të zhvlerësojnë djalin e heroit, ngase sipas tij ai theu një mit që nuk mendohej.

“Mllef e plot vrer për një djalë të ri nga mërgata, sepse merr vota, merreni me mend, nga vetë mërgata.
Nga vendi ku ka kaluar gjithë jetën e tij – me barrën e babës hero mbi supe – dhe me ëndrrën e madhe se një ditë do të kthehet në vendlindje në shërbim!
Në moçalin e madh të pështymave e të konspiracioneve të liga, të partisë që në ambasada mbush thasë me vota, e në Kosovë nxit veç helm e vrer, Hysen Sali Çekaj qëndron fort dhe duron me dinjitet gjithë këtë sulm të egër – ende pa nisur mirë karrierën e tij politike.
E sulmojnë, sepse duan ta dekurajojnë, njollosin e zhvlerësojnë. Sepse janë me mllef, me shumë mllef, që ai së bashku me ne, theu një mit që s’mendohej se do të thyhej ndonjëherë!
Si një njeri i urtë, si një djalë i jashtëzakonshëm, ai ka më së paku nevojë për mbrojtje. Tani me barrën e re të përfaqësimit, ka veç një mision. Të shenjtin para vetes. Që popullizmin rrënues, atë që po na mbanë peng në urrejtje, ta çrrënjosë me ka krejt, e herën tjetër të dyfishojë këtë mbështetje.
Kokën lartë Hysen!
Ky mision është fisnik për të gjithë ne. Shihe me çfarë duhet ballafaquar këndej!
E juve mërgatë, sërish, për të satën herë, edhe një herë, ju faleminderit”, shkruan Abdixhiku në reagim./Indeksonline/