75 Mall Live Search
10:47 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / G T

11 vjet nga ndeshja historike e Kosovës, Albert Bunjaki me detaj emocionues: Në zhveshtore nxora dheun që e kisha mbledhur në Prekaz!

Sot janë bërë plot 11 vjet nga ndeshja historike e Kombëtares së Kosovës ndaj Hatiti e zhvilluar në stadiumin legjendar “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Për ta kujtuar këtë moment emocionues, Indeksonline.net ka kontaktuar me trajnerin e “dardanëve” në atë kohë, Albert Bunjaki.

Ai përmes kësaj intervisteje ka zbuluar një detaj emocionues para se lojtarët dhe vet ai të dilnin në fushë, ku në stadium ishte një numër i madh tifozësh të pranishëm, duke kënduar këngën “Besa Besë”.

Bunjaki flet për ndeshjen historike me Haitin: Ishte më emocionuesja nga të  gjitha – Indeksonline.net

Koha e ndeshjes po vinte, Bunjaki e la në dorë të dytë skemën taktike, bëri diçka që të gjithë i emocionoi.

“Djem, tani nuk do të flas shumë në këtë tabelë, por ka ardhur koha t’ju rikujtoj pse jemi këtu dhe kë duhet ta falenderojmë.”

“Në xhepin tim të djathtë kisha një qese me dhe që kisha mbledhur gjatë vizitës në Prekaz.

“Mbi tavolinën taktike hodha dheun e Prekazit, Kosovës dhe të gjithë gjysheve dhe baballarëve tanë.

“Ishte prekëse, ishte diçka që kurrë në jetë nuk do të përjetonim më”, rrëfen Albert Bunjaki për Indeksonline.net

Edhe pse Samir Ujkani kishte luajtur tashmë ndeshje të mëdha, sidomos ndaj kundërshtarëve si: Juventus, Milan apo edhe Inter, ai kishte emocione të pabesueshme para ndeshjes. Këtë e thotë Bunjaki, trajneri i Kosovës në atë kohë.

“Unë disa ditë para ndeshjes e kisha përgatitur fjalimin e fundit që do t’ua thoja lojtarëve dhe që, në fakt, nuk ishte një fjalim motivues, sepse ata ishin tashmë të stërmotivuar. Minutat po kalonin, Samir Ujkani, lojtari me më shumë eksperiencë dhe që kishte luajtur kundër Milanit, Juventusit, Interit etj., më thoshte:

“Trajner, kam shumë emocione.”

“Unë shikoja fytyrat e lojtarëve që po bëheshin gati për betejë. Të gjithë e dinim rëndësinë”, vazhdon tutje Bunjaki

Rezultati i ndeshjes ishte krejt në plan të dytë sepse nga ai moment futbolli i Kosovës po shkruante historinë.

Kujtimi i plotë i Albert Bunjakit rrëfyer për Indeksonline.net për ndeshjen historike:

“Si loje e parë zyrtare që në fakt hapi derën e Kosovës për të ardhmen! Për mua ka qenë privilegj dhe përgjegjësi e madhe që sot, pas 11 vitesh, e kujtoj me kënaqësinë më të madhe.

“Kjo periudhë, dhe veçanërisht kjo lojë historike, kishte shumë momente të bukura që unë, me kënaqësi, do t’i ndaja me ju, por sot kam zgjedhur momentin para se ne të dilnim në fushë.

“Ishte shumë ftohtë, një stadium i sapo renovuar, pa ujë dhe banjo për përdorim! Asgjë nuk na pengonte, sepse e dinim misionin tonë…

“Unë disa ditë para ndeshjes e kisha përgatitur fjalimin e fundit që do t’ua thoja lojtarëve dhe që, në fakt, nuk ishte një fjalim motivues, sepse ata ishin tashmë të stërmotivuar. Minutat po kalonin, Samir Ujkani, lojtari me më shumë eksperiencë dhe që kishte luajtur kundër Milanit, Juventusit, Interit etj., më thoshte:

“Trajner, kam shumë emocione.”

“Unë shikoja fytyrat e lojtarëve që po bëheshin gati për betejë. Të gjithë e dinim rëndësinë.

“Degjuam vishllimen e referit, adrenalina filloi të mbushte dhomën. Djem, afrohuni më pranë njëri-tjetrit në rreth. Para kishim një tabelë taktike që unë ia kisha shpjeguar më herët. E dija që në këtë moment nuk kisha nevojë të thoja më shumë.

“Zhveshtorja dridhej nga kërcimet e tifozëve, dëgjohej brohoritja “Besa, Besa!”

“Mora një frymë të thellë, ishte qetësi dhe për një minutë lash të gjithë të ndjenin energjinë që ishte jashtë, padrejtësinë që na ishte bërë për dekada…

“Djem, tani nuk do të flas shumë në këtë tabelë, por ka ardhur koha t’ju rikujtoj pse jemi këtu dhe kë duhet ta falenderojmë.”

“Në xhepin tim të djathtë kisha një qese me dhe që kisha mbledhur gjatë vizitës në Prekaz.

“Mbi tavolinën taktike hodha dheun e Prekazit, Kosovës dhe të gjithë gjysheve dhe baballarëve tanë.

“Ishte prekëse, ishte diçka që kurrë në jetë nuk do të përjetonim më…

Bunjaki: Rrofsh e festofsh gjithmonë Kosovë – Indeksonline.net