PSG-ja shpreh interesim për Kimmich

Joshua Kimmich ende nuk ka vazhduar kontratën e tij me Bayernin.
Gjermani, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, mund të largohet nga skuadra.
Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, nga kjo situate po mundohet të përfitojë PSG-ja, e cila ka shprehur interesim për Kimmichun që ta sjellë në kryeqytetin francez si një transfer i lirë.
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) March 5, 2025
As reported, Paris Saint-Germain remain keen on signing Joshua #Kimmich as a free agent in summer and have held concrete talks with him.
Arsenal are still in the race for Kimmich but are also considering other options, including Martin Zubimendi and Hugo Larsson. Two formal… pic.twitter.com/NzIYGI8Fuu
Kimmich, nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij dhe vazhdimi i kontratës është ende e mundur.
Bisedime të reja pritet të zhvillohen pas ndeshjes së sotme kundër Leverkusenit.
Kimmich, këtë sezon ka bërë 36 paraqitje me “bavarezët”, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 10 asistime./IndeksOnline/