75 Mall Live Search
18:50 / E Mërkurë, 05 Mars 2025 / Z S

Drejtori i Bordit të TRUST-it: Jam kundër tërheqjes së mjeteve

Drejtori i Bordit të TRUST-it, Emanuel Bajra ka folur lidhur me tërheqjen e parave.

Lidhur me këtë Bajra u përgjigj se është kundër këtij opsioni.

“Unë jam kundër këtyre lëshimeve të TRUST-it. Kjo për shkak se TRUST-i duhet të kuptohet si entitet kursyes e jo investues, jo kur të na teket të shkojmë dhe t’i marrim paratë, për shkak  se ajo e afekton edhe vlerën e TRUST-it vet, por e afekton edhe të ardhmen e çdo kontributdhënësi kosovar. Kështu që nuk e kisha rekomandu”, deklaroi Bajra në Klan Kosova.

Theksojmë se kjo çështje ishte bërë temë diskutimi në vendin tonë.

Në vitin 2023, Kuvendi i Kosovës kishte votuar kundër për tërheqjen nga qytetarët të 30 për qind të parave nga Trusti Pensional.

Në sallë ishin të pranishëm 101 deputetë, prej të cilëve 97 kanë votuar. Nga ta, 42 kishin votuar pro, 55 kishin votuar kundër kurse abstenim nuk pati.

Me këtë rast, qytetarët e Kosovës nuk mund të tërheqin nga 30 % të parave nga kursimet pensionale./Indeksonline/