Përleshje, arrestime, vezë para Kuvendit të Beogradit

Ka përfunduar seanca e stuhishme e Kuvendit të qytetit të Beogradit.
Atje ka pasur përleshje dhe incidente me rojet private të sigurisë. Ndërhyri edhe policia, ku të paktën pesë aktivistë u arrestuan.
Që nga mëngjesi i sotëm, asambleistët në sheshin “Nikolla Pashiq” u pritën me gardhe metalike dhe një numër të madh të personelit të sigurisë. Kur do të fillonte seanca, këshilltarët e opozitës dolën para stolit të kryetarit, të cilët mbanin në dorë flamurët e Serbisë dhe vazhdimisht transmetonin dhe këndonin himnin serb.
Gjatë asaj kohe ishin ulur këshilltarët e qeverisë. Plani, siç thanë më parë përfaqësuesit e opozitës, ishte të parandalohej puna në parlamentin e qytetit, por të shmangej çdo dhunë dhe ndërhyrje në ndërtesë.
Më pas, asambleistët e mazhorancës në pushtet miratuan rendin e ditës, raporton N1.
Në po të njëjtën kohë, një incident ka ndodhur para kuvendit, ku ka ndodhur një përleshje mes anëtarëve të sigurimit privat dhe qytetarëve të grumbulluar. Para kësaj, qytetarët hodhën vezë dhe bojë të kuqe. Më pas policia zëvendësoi rojën e sigurisë private para godinës dhe pasuan arrestimet.