75 Mall Live Search
20:40 / E Enjte, 06 Mars 2025 / Gj. Sh

Chelsea fiton ndeshjen e parë ndaj Copenhagen

Chelsea e ka fituar përballjen e parë ndaj Copenhagen, në 1/8 e finales së Conference League.

”Blutë e Londrës” shënuan fitore në udhëtim, me rezultat 1-2, shkruan IndeksOnline.

Reece James shënoi golin e parë në minutën e 47-të.

Fitoren e Chelseas e vulosi Enzo Fernadez, me golin e shënuar në minutën e 65-të.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në ”Stamford Bridge”./IndeksOnline/