75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 07 Mars 2025 / k.v

Kapet me mbi 10 kg marihuanë në Viti, ndalohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN), ka ndaluar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve. 

Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve disamujore, është arrestuar i dyshuari V.M., tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar:  11 paketime marihuanë me peshë totale prej 10 kg e 488 gramë, 3 peshore për matjen e lëndëve narkotike dhe 1,630 euro para të gatshme, transmeton IndeksOnline.   

I dyshuari ndodhet në ndalim 48-orësh, ndërsa prokuroria do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj tij brenda afatit ligjor./IndeksOnline/