75 Mall Live Search
16:58 / E Premte, 07 Mars 2025 / FR

Kryeprokurori Isufaj takohet me ambasadori francez, diskutuan për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Gjatë këtij takimi,  Isufaj dhe ambasadori francez kanë zhvilluar diskutime të frytshme lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me  forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në njoftim tutje thuhet se konkretisht në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Speciale dhe shtetit të Francës, përmes Ambasadës Franceze në Prishtinë, si dhe për mbështetjen e këtij shteti në ruajtën e pavarësisë institucionale.