Anis Mehmeti shënon gol në Championship me Bristol Cityn

Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka shënuar gol në ndeshjen mes Bristol Cityt dhe Hull Cityt e vlefshme për javën e 36-të në Championship të Anglisë.
Mehmeti shënoi për 1:1 në minutën e 53’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Indeksonline
Ai luajti vetëm deri në minutën e 71’të dhe më pas u zëvendësua nga Earthy.
Ky ishte goli i 12-të i Mehmetit këtë sezon në Championship. Ai poashtu ka bërë edhe një asist./Indeksonline/