Atletiko Madrid dorëzohet për titull, pëson humbje nga Getafe

Atletiko Madrid ka bërë një gabim tjetër në La Liga, dhe duket se është dorëzuar për titull.
Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone, në ndeshjen e javës së 27-të, ka pësuar humbje nga Getafe, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Tre golat u shënuan në 15-të minutat e fundit të ndeshjes.
Atletiko Madrid kaloi e para në epërsi, pasi Alexander Sorloth u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 75-të.
Por gjithçka u përmbys nga Getafe në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola të shpejtë.
Mauro Arambarri fillimisht barazoi shifrat në minutën e 88-të, e pastaj shënoi golin e fitore në 90+2.
Atletiko Madrid vazhdon të renditet e dyta në tabelë, me 56 pikë, një më pak se Barcelona e cila ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Getafe me këtë fitore shkon në kuotën e 33 pikëve, dhe renditet në vendin e 11-të./IndeksOnline/