75 Mall Live Search
09:09 / E Hënë, 10 Mars 2025 / L A

Gasperini pas fitores ndaj Juventusit: Nuk duhet të ndalojmë kurrë së ëndërruari

Trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini, u shpreh jashtëzakonisht i lumtur pasi lojtarët e tij mposhtën Juventusin me rezultat 0-4 në Serie A.

Fitorja e mbrëmshme padyshim ishte e rëndësishme për Atalantën në luftën e tyre për titull.

“Kështu është në futbolli. Juventus ishte në një seri prej pesë fitoresh radhazi dhe vështirë se dikush mund ta imagjinonte se mund të arrihej një rezultat i tillë. Megjithatë, ne performuam në mënyrë perfekte.”, tha Gasperini pas ndeshjes në Torino”, u shpreh Gasperini

“A jemi në garë për titull? Njerëzit nuk duhet të ndalojnë kurrë së ëndërruari. Edhe nëse diçka duket e pamundur, nëse besoni mjaftueshëm, mund të ndodhë. Jemi të vetëdijshëm që Interi dhe Napoli janë skuadra të shkëlqyera, kemi humbur shtatë herë radhazi nga Interi, por edhe ky mund të jetë një sinjal“, shtoi italiani.

Fitorja e Atalantës e mban në pozitën e 3-të në Serie A, ku ka gjithsej 58 pikë, 3 pikë më pak se lideri Interi./IndeksOnline/