75 Mall Live Search
09:07 / E Hënë, 10 Mars 2025 / k.v

Sulmon policin pasi merr gjobë në Istog, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Istog pasi ka sulmuar një zyrtar policor në shenjë revolte, pasi ishte gjobitur për kundërvajtje. 

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 mars 2025, rreth orës 18:00, transmeton IndeksOnline.

I dyshuari fillimisht ka grisur gjobën dhe më pas ka sulmuar policin. 

Pas arrestimit dhe intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për rastin po vazhdojnë./IndeksOnline/