75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 10 Mars 2025 / Z S

Bujkut nga Skenderaj i digjen 400 trupa me arra

Një bujku në fshatin Leqinë të Skenderajt të shtunën i janë djegur 400 trupa me arrë dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes.

Kjo është bërë e ditur nga ana e Policisë së Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.

“Eshtë raportuar se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i janë djegur 400 trupa me arra, si dhe i është dëmtuar sistemi i ujitjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh./Indeksonline/