75 Mall Live Search
18:15 / E Hënë, 10 Mars 2025 / Gj. Sh

Po vazhdon ende mbledhja e kryesisë së LDK-së

Është duke vazhduar edhe më tej mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo mbledhje ka filluar nga ora 14:30, dhe pas përfundimit do të ketë deklarim nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.

Në mbledhjen e udhëhequr nga Abdixhiku, anëtarët e kryesisë po trajtojnë tema sa i përket rezultatit zgjedhor dhe hapave që do të ndërmerren pas certifikimit të rezultateve.