75 Mall Live Search
22:26 / E Martë, 11 Mars 2025 / H F

Procedurat e IVF-it, QKUK jep tender mijëra euro (Dokument)

Gjithçka duket gati, dhe mundësia për tu bërë prindër përmes IVF në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është më afër se kurrë më parë.

Derisa përgatitjet finale po vazhdojnë, QKUK gjatë ditës së djeshme ka arritur të finalizojë tenderin e radhës që ka të bëjë me aplikimin e Fekondimit in Vitro.

Për kontratën “Furnizim me material medicinal për laboratorin e Fertilizimit te Asistuar”, janë dhënë hiç më pak se 87,913.00 euro.

Kohëzgjatja e kontrtës është bërë për 12 muaj, transmeton IndeksOnline.

Tenderi i është besuar operatorik ekonomik “”KEIS(KOSOVA EX.IMP.SUPPLY PHARMACEUT)”SH.P.K”.

Ndryshe, IndeksOnline ditë më parë ka raportuar se janë mbi 400 raste të cilat kanë përfunduar klasifimimin, konsultat dhe përpunimin e diagnozave.

Derisa ky shërbim në institucionet private kushton deri në 3000 euro, në Klinikën e Gjinekologjisë do të ofrohet falas dy herët e para. Ndërsa pas kësaj për herën e tretë, çmimi për procedurë do të jetë rreth 670 euro.