75 Mall Live Search
16:16 / E Martë, 11 Mars 2025 / Gj. Sh

Ferizaj shmang zonën e rrezikut, mposht Llapin

Ka përfunduar ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit që u luajt në kuadër të Superligës.

Ferizaj ka fituar tri pikë të mëdha ndaj skuadrës së Tahir Batatinës.

Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 2 me 1.

Golin e parë për ferizajasit e shënoi Nafiu në minutën e 11-të, pastaj Baftiu i Llapit barazoi rezultatin në minutën e 17-të.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë ishte Iljeski, ai që i dha epërsinë skuadrës vendase, ku me këtë gol Ferizaj shënoi fitoren e 5-të radhazi në shtëpi. /IndeksOnline/