“Skuadra më e fortë që kemi luajtur këtë sezon”, Van Dijk për PSG-në: Enrique ka ndërtuar super ekip!

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi u mposht në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain.
Mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk thuri lavde për skuadrën franceze pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Indeksonline
Ai tha se PSG-ja është skuadra më e fortë që janë përballur brenda këtij sezoni në të gjitha garat.
“Urime për PSG-në, ata janë skuadra më e fortë që ne jemi përballur këtë sezon, pa asnjë dyshim. Merita të mëdha shkojnë për Luis Enrique, i cili ka ndërtuar një super skuadër”, u shpreh Van Dijk për Canal Plus
Kujtojmë që tani skuadra e PSG-së e pret fituesin e duelit, Aston Villa – Club Brugge për të mësuar kundërshtarin e çerekfinales./Indeksonline/