75 Mall Live Search
09:49 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / k.v

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve, sot nis rinumërimi i fletëvotimeve të pavefshme nga votimi me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në mesnatën e së martës ka përfunduar rinumërimi i fletëvotimeve nga 50 vendvotime në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), sipas vendimit të KQZ-së. 

Ky proces është zhvilluar nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të akredituar. 

Gjithashtu, KQZ ka bërë të ditur se sot, në orën 12:00, në QNR do të fillojë rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë.

Këto vota janë të shpërndara në 177 kuti votimi dhe do të rinumërohen sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). 

KQZ ka ftuar vëzhguesit e akredituar të ndjekin edhe këtë proces./IndeksOnline/