Malisheva arrin marrëveshje për shitjen e Drilon Hazrollajt, do të thyejë rekordin e transferimeve

Drilon Hazrollaj do të luajë sezonin e fundit me skuadrën e Malishevës.
Sipas as që raporton gazetari, Arlind Sadiku, Malisheva ka arritur marrëveshje me skuadrën rumune, Rapid Bukuresht për shitjen e Hazrollajt, shkruan IndeksOnline.
Shuma e transferimit të tij do të jetë 900 mijë euro, rekord ky për Superligën e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i Drilon Hazrollajt, Kastriot Telaku./IndeksOnline/