75 Mall Live Search
08:52 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / Gj. Sh

Neymar reagon pasi u largua nga kombëtarja e Brazilit

Neyamr ka lënë grumbullimin me Brazilin, për shkak të lëndimit.

Ai ishte i ftuar për dy ndeshjet e muajit mars ndaj Kolumbisë dhe Argjentinës, por një lëndim i ri bëri që 33-vjeçari të largohet nga grumbullimi, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti i cili aktualisht luan te skuadra e Santosit, ka dal me një deklaratë, pas largimit nga kombqtarja braziliane.

“Kthimi dukej kaq i afërt por fatkeqësisht nuk do të mund të kthehem të vesh fanellën më të rëndë në botë në këtë moment!.

Kishim biseda të gjata dhe të gjithë e dinë dëshirën e madhe që kam për t’u rikthyer, por erdhëm në konsensus dhe vendosëm të mos rrezikoj për mua që të përgatitem më mirë dhe të jem plotësisht i gatshëm të luaj. Faleminderit atyre që më dërguan mesazhe mbështetjeje”, ka shkruar Neymar.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe PSG-së u rikthye në kombëtaren e Brazilit pas gati dy viteve, por fati nuk deshi që ai ta vesh përsëri fanellen e ”Selecaos”./IndeksOnline/