Largimi i Taulant Hodaj nga FFK, Qeqa befason me deklaratat

Ish-sekretari dhe avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, gjatë ditës së premte ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me Federatën.
Reagimet për këtë veprim të Hodajt, ishin të shumta nga gazetarët dhe analistët sportiv në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
E me deklaratë rreth kësaj ngjarje ka befasuar gazetarja, Qeqa Krelani.
Ajoe ka quajtuar ”gangster” avokatin Taulant Hodaj, duke iu referuar përfaqësimit që i kishte bërë FFK-së.
”Perfaqesimi qe ia ka bo FFK-se ka qene prej nje gangsteri. Dmth aq sjellje te uleta ka tregu saqe sjelljet e tij per mi fitu rastin ne CAS kontribojne veçnegativisht. E mos te flasim per paraqitjet dhe sjelljet e tij televizive ndajgazetareve! Federata le t’kete shume kujdes tash e tutje ke e puneson ne kete pozite”, thuhet në një shkrim të Qeqa Krelanit.

Ajo nuk u ndal me kaq, derisa ka thënë se përveç largimit të Hodajt, kanë mbetur edhe dz persona tjerë që duhet të largohen nga FFK, duke publikuar një fotografi të presidentit, Agim Ademi.
”Lajm i bukur. Veç edhe 2 veta kane mbete me ece ne shpi nga FFK edhe n’rregull jemi!”, ka shkruar Krelani./IndeksOnline/
