“Jam duke e shty me çyk të zorit”, Mirlind Daku e kishte paralajmëruar mungesën në kombëtare

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku nuk është përfshirë në listën e trajneri Sylvinho për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Andorës.
Mirëpo, kjo mos përfshirjen e tij duket se lidhet me shëndetin e tij.
Para disa ditës, në një intervistë për “Sport Shoë” të Klan Kosovës me Arlind Sadikut, ai është pyetur nga gazetari Granit Tërstena për ndeshjet e radhës nëse kishte marrë ftesë nga kombëtarja.
“Kohëve të fundit qysh prej ndeshjeve me kombëtaren jam duke u ballafaquar me një lëndim. Siç duket, edhe pak ndeshje do t’i nënshtrohem një operacioni. Jam duke e shty me çyk të zorit përmes ineksioneve”, kishte thënë ai. /Indeksonline/