75 Mall Live Search
08:43 / E Diele, 16 Mars 2025 / Gj. Sh

Mbappe afer thyerjes së rekordit të Ronaldos: Nuk jam më i madh se Cristiano

Kylian Mbappe është ringjallur dhe nuk po ndalet së shënuari gola me fanellen e Real Madridit.

Ylli francez mbrëm me dy gola e tij i solli fitoren klubit mbretëror ndaj Villarealit, shkruan IndeksOnline.

Ai tashmë ka arritur në shifren e 31 golave në të gjitha garat, dhe është shumë afër të hyjë në histori, si golashenuesi më i mirë i klubit qysh në sezonin e parë.

Mbappe me dy golat ndaj Villarealit e kaloi sulmuesin legjendar, brazilianin Luis Nazairo De Lima Ronaldo, që kishte 30 gola.

Tashmë 26-vjeçari është afer ta kaloj edhe Cristiano Ronaldon që ka 33 gola në sezonin e parë, ndërsa rekordi mbahet nga Ivan Zamorano, me 37 gola, e që kjo mund të arrihet lehtësisht nga sulmuesi francez.

Mbappe pas ndeshjes foli për këto statistika dhe krahasimin e tij me Cristiano Ronaldon.Ai ishte i matur me deklaratën, duke thënë se edhe nësë shënon mëshumë gola, nuk është më i madh se Ronaldo.

“Ata janë legjenda që kanë përcaktuar një epokë. Është e rëndësishme, por ato janë numra. Nëse shënoj më shumë gola se Ronaldo dhe Cristiano, nuk do të thotë se jam më i madh, thjesht do të thotë se sezoni im i parë po shkon më mirë. E rëndësishme është të ndihmojmë dhe të fitojmë tituj. Shënimi i golave ​​është i rëndësishëm, por edhe më shumë nëse fitojmë Ligën , Ligën e Kampionëve dhe Kupën.”, deklaroi Mbappe./IndeksOnline/