Ky është personi nga Peja që dyshohet se u vetëvra dje

Një person u gjet i vdekur ditën e djeshme, në shtëpinë e tij në Pejë.
Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është, Beqir Gashi.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ku kanë deklaruar se në afërsi të trupit të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
”Pejë / 15.03.2025 – 17:35. Pas një informate të pranuar policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes ku në shtëpinë e tij në një dhomë është gjetur trupi i pajetë i viktimës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në afërsi të trupit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/