Mbi 100 të lënduar nga zjarri në diskotekë, në mesin e tyre edhe futbollisti i Shkupit

Pas tragjedisë së tmerrshme në Koçan, ku një diskotekë mori flakë dhe zyrtarisht mori jetën e 51 të rinjve, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, disa nga prindërit, miqtë dhe të dashurit e fëmijëve që ishin në koncert që herët në mëngjes kanë kërkuar informacion në rrjetet sociale.
Njëri prej tyre ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov.
Portali sportiv maqedonas “Sportmedia.mk” ka marrë mesazh se futbollisti i ri ndodhet në spitalin e Shtipit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.