Supergol nga Lionel Messi, “parabolon” portierin e Atlanta Unitedit

Lionel Messi nuk po i ndal golat me Inter Miamin.
Në ndeshjen ndaj Atlanta Unitedit, “La Pulga” shënoi një supergol, duke “parabulluar” portierin kundërshtar, Brad Guzan.
Madje Messi, me këtë gol ka bërë historinë, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në 22 sezone radhazi që nga fillimi i karrierës së tij.
LEO MESSI WHAT A GOAL 😮💨😮💨 pic.twitter.com/HQAcw60lGq
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) March 16, 2025
Kujtojmë se ndeshja u mbyll 1-2 me fitoren e Inter Miamit, me golat e Messit dhe Picault, ndërsa për Atlantën shënoi Latte Lath.
Inter Miami, me këtë fitore mbetet në krye të tabelës me 10 pikë në Konferencën Lindore, ndërsa Atlanta Unitedi në pozitën e 12-të me 4 pikë./IndeksOnline/