Zjarri i pakontrolluar përfshin pyjet private në Malishevë, arrestohet një person

Një person është arrestuar në fshatin Bubel të Malishevës, pasi ndezi një zjarr për pastrimin e arës, i cili më pas doli jashtë kontrollit dhe përfshiu një sipërfaqe të pyjeve private, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 mars 2025, rreth orës 11:30.
Pas ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet po vazhdojnë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë ligjore të të dyshuarit./IndeksOnline/