75 Mall Live Search
11:29 / E Hënë, 17 Mars 2025 / k.v

Plagosje në Prishtinë: Sulmohet furgoni që bartë para te një qendër tregtare

Një person është plagosur sot pranë një qendre tregtare në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, i plagosuri është dërguar menjëherë në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor.

Dyshohet se sulmi ka ndodhur ndaj një furgoni që kryen bartjen e parave.

Indeksonline ka kontaktuar policinë për detaje shtesë rreth këtij rasti dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare./IndeksOnline/