75 Mall Live Search
08:41 / E Martë, 18 Mars 2025 / Z S

Policia jep detaje lidhur me vetaksidentin në Brezovicë

Një veturë është rrokullisur në Brezovicë, si pasojë e kushteve të vështira të motit.Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se vetura ka dalë nga rruga.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Indeksonline.

Kanun Veseli- zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:08 minuta.

Ai po ashtu është shprehur se përveq dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Më tutje është bërë e ditur se Vetura është tërhequr ( nxjerr) nga vendi i aksidentit dhe ndaj shoferit është iniciuar kundërvajtje për mos përshtatje të shpejtësisë dhe kushteve të rrugës./Indeksonline/