Zhdukja e kosovares për tri ditë në Francë, flet e ëma: Merina është mirë, tek ajo ndërtesë isha tri herë …

Zhdukja për tri ditë e vajzës nga Kosova, në Strasbourg të Francës ngriti shqetësimë të mëdha.
Imazhi i Merina Sylës u publikua në media e me të madhe edhe në rrjetet sociale, krahas tyre edhe video e përplasjes me bashkëmoshatarët e saj, shkruan IndeksOnline.
Ndërkohë mbrëmë në një paraqitje “Live”, në rrjetet sociale, nëna e saj ka shprehur falënderimet e mëdha për të gjithë ata që e indihmuan në këtë situatë kaq të rënduar.
Pa dashur të jap shumë detaje rreth rastit, nëna e Merinës ka treguar se vajza e saj është shëndosh e mirë.
“Unë falënderoj të gjithë ata persona që më kanë ndihmuar për të gjetur Rinën. Është mirë, është në shtëpi. Unë kam shkuar për tri herë rresht tek ajo ndërtesë sepse intuita më thoshte që ajo ndodhej aty, por unë vetëm kaloja andej dhe nuk e gjeja. Gjithë kjo situatë është një sinjal për një reflektim që unë duhet t’u qëndrojë nga afër dy fëmijëve të mi, por nuk është e lehtë të jësh e vetme me dy fëmijë”, ka thënë mes tjerash nëna e 15 vjeçares.

Merina ishte raportuar e zhdukur pas një periudhe të vështirë, ku ka qenë viktimë e bullizmit nga disa moshatarë të saj./IndeksOnline/