FFK-ja merr letër falenderuese nga zv.presidenti i UEFA-së për organizimin e Komitetit Hat-trick në Kosovë

Gjatë javës që lamë pas është mbajtur komiteti Hat-Trick i UEFA-së në Prishtinë.
Zv.presidenti i UEFA-së, suedezi Karl – Erik Nilsson, i cili është njëkohësisht dhe kryetar i këtij komiteti, falënderoi FFK-në për organizimin dhe mikpritjen që ju bë nga presidenti, Agim Ademi.
“I dashur z. Ademi, i dashur Agim,
Desha t’ju shkruaj për t’ju shprehur mirënjohjen tonë më të thellë për mikpritjen e ngrohtë që morën anëtarët tanë të HatTrick gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit të HatTrick, e cila u mbajt në Prishtinë të enjten, më 13 mars 2025. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për angazhimin tuaj personal në mikpritjen e anëtarëve të Komitetit.
Duam t’ju falenderojmë edhe një herë për pritjen e delegacionit tonë dhe administratën e federatës suaj për ndihmën e suksesshme në organizimin e kësaj ngjarje.
Të gjithë anëtarët e komitetit ishin të një mendimi se lokacioni i zgjedhur ishte i shkëlqyer, sidomos vizita e udhëhequr, e cila ofroi mundësi të vlefshme për të parë ndikimin e investimeve të programit HatTrick në kampin në Hajvali dhe objektin e zyrave qëndrore të FFK-së”, deklaroi Nilsson.