75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 18 Mars 2025 / L A

Prishtina i “largon nga liga” dy lojtarët e saj

Prishtina ka vendosur për suspendimin e lojtarëve si Drilon Islami dhe Albin Krasniqi.

Arsyeja është mosnënshkrimi i kontratave të reja nga dyshja, ku të cilët munguan edhe ndeshjen e fundit në Superligë ndaj Gjilanit.

Lojtarët tashmë do të stërviten e luajnë me grupmoshat U21 të “bardhekaltërve”.

Prishtina, nuk po njeh fitore në 5 ndeshjet e fundit, ku kanë barazuar 3 dhe humbur 2.

Kryeqytetasit, janë në pozitën e 5-të në Superligë dhe kanë gjithsej 32 pikë./IndeksOnline/