75 Mall Live Search
09:32 / E Mërkurë, 19 Mars 2025 / G T

“Ka një lëndim të lehtë”, një prej lojtarëve më të mirë të Islandës mungoi në stërvitje

Kombëtarja e Islandës dje gjatë ditës ka mbajtur seancën stërvitore para ndeshjes me Kosovën në “Fadil Vokrri” që zhvillohet të enjtën nga ora 20:45.

Në Alicante të Spanjës, Islanda mbajti stërvitje, por mungoi një prej lojtarëve më të mirë, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Mikael Andersen, i cili nuk u paraqit fare në stërvitje dhe ishte i pranishëm vetëm në tribuna.

Por, sipas “mbl.is”, lojtari i klubit Aarhus GF ka vetëm një lëndim të lehtë dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kosovës.

26-vjeçari këtë sezon ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tetë asiste në elitën e futbollit danez edhe pse është mesfushor.

Kujtojmë që ndeshja e parë e play-offit të UEFA Nations League midis Kosovës dhe Islandës zhvillohet të enjtën në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45./Indeksonline/