Mbappe: Do ta pyes Modric se si ta fitoj Topin e Artë

Kylian Mbappe është rikthyer te kombëtarja franceze.
Duket se trajneri Didier Deschamps ka lënë pas mosmarrëvehsjet me futbollistin e Real Madridit, dhe e ka ftuar për dy ndeshjet e muajit mars kundër Kroacisë, të vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve, shkruan IndeksOnline.
Mbappe tha se është i lumtur që është rikthyer në kombëtare dhe tani synon kualifikimin në Kampionatin Botëror të vitit 2026.
“Është fantastike të rikthehesh në grup. Unë flas pothuajse vazhdimisht me shumicën e shokëve të mi këtu dhe ndonjëherë shkoj me pushime me disa prej tyre. Situata ime mund të mos ketë qenë e qartë nga jashtë, por nga brenda ka qenë gjithmonë e qartë. Siç thashë, mendimet e mia janë të përqendruara te Botërori 2026. Një turne i kësaj rëndësie kërkon të gjithë energjinë tonë. Duam të përgatitemi mirë për këtë kompeticion. Ëndërrojmë të bëhemi përsëri kampionë bote.”, deklario Mbappe.
Kylian u pyet edhe për mundësinë që të fitoj Topin e Artë, e ai u përgjigj me shaka.
“Do ta pyes Luka Modricin si ta fitoj atë!”, tha ylli i Real Madridit./IndeksOnline/
💬 Kylian Mbappé « Messi et Ronaldo, ce sont des joueurs irremplaçables (…) pour gagner le Ballon d’Or ? Je vais demander conseil à Modric » pic.twitter.com/suFHfp9Ky0
— L'ÉQUIPE (@lequipe) March 19, 2025