75 Mall Live Search
09:08 / E Enjte, 20 Mars 2025 / FR

Kërkoheshin me urdhër të gjykatës, arrestohen dy persona në raste të ndryshme në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të gjykatës ka arrestuar dy persona në dy raste të ndryshme në veri të vendin.

Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka ndodhur në fshatin Sharpejl të Leposaviqit ku i dyshuari mashkull është arrestuar pasi ishte në kërkim.

“Fsh. Sharpejl, Leposaviq  19.03.2025 – 16:43. Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar i kërkuar mashkull kosovar dhe ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Ndërsa në rastin e dytë ka të bëjë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, ku është arrestuar një femër e cila më pasë është dërguar në mbajtje.

“Lagja e Boshnjakëve, Mitrovicë Veri  19.03.2025-19:15.  Bazuar në urdhëresën e gjykatës është arrestuar e kërkuara  femër kosovare  dhe i njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/