Vesel Demaku pas debutimit me Kosovën: Jam krenar që e veshi këtë fanell

Futbollisti Vesel Demaku, ka bërë debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.
Demaku u inkuadrua nga selektori Franco Foda me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes me Islandën, shkruan IndeksOnline.
Ai pas ndeshjes deklaroi se është krenar që ka zgjedhur Kosovën dhe që e përfaqëson shtetin e tij me fanellën ”dardane”.
“E ndi veten krenar, është gjë e mirë kur luan për shtetin tënd. Ftesën e kam pritur, më ka ftuar Foda, s’e kam pritur që debutojë kaq shpejtë”, deklaroi Demaku për RTK./IndeksOnline/