Zyrtare: Etnik Brruti lihet në tribuna për ndeshjen ndaj Anglisë

Kombëtarja e Shqipërisë sonte luan ndeshjen ndaj Anglisë, e para për fazën parakualifikuese për Kupën e Botës 2026.
UEFA-ja ka publikuar protokollin e kësaj ndeshjeje dhe shihet se Sylvinho ka larguar tre lojtarë nga lista për t’i lënë në tribuna, raporton Indeksonline
Në mesin e këtyre tre emrave është edhe ai i mesfushorit të Malishevës, Etnik Brruti.
Brruti është lënë në tribuna për këtë ndeshje për shkak të numrit të lejuar (23).
Përveç mesfushorit nga Kosova, Sylvinho ka lënë në tribuna edhe dyshen: Andi Hadroj dhe portierin, Simon Simoni./Indeksonline/
