Ronaldo pas festimit të Hojlundit: Shpresoj që nesër të jetë ai që do të më shohë të festoj

Cristiano Ronaldo ka qenë së fundi në një konferencë shtypi para ndeshjes kundër Danimarkës.
Portugalia e tij, humbi ndeshjen e parë në Kopenhagë, me rezultat 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Rasmus Hojlund.
Mirëpo pikërisht Hojlund, mori vëmendje ku pas golit që shënoi ai bëri festimin e “CR7” me disa që e quanin si provokim ndaj tij.
Por pikërisht Ronaldo, foli rreth kësaj duke thënë që nuk ishte problem.
“Højlund të bëj festimin tim nuk është problem. E di që nuk ishte për mungesë respekti”. E kuptoj që jo vetëm ai, por në të gjitha sportet, ka njerëz që festojnë si unë. Shpresoj që nesër të jetë ai që do të më shohë të festoj!”, deklaroi Ronaldo.
Kujtojmë që sonte zhvillohet ndeshja e kthimit mes Portugalisë dhe Danimarkës, në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës, në orën 20:45./IndeksOnline/