Vedat Muriqi: Një sulmues nuk mund të ketë një lojë më të mirë se kjo, tri gola dhe kualifikim

Vedat Muriqi ka folur pas ndeshjes në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sulmuesi që shënoi tri gola në ndeshjen e play-offit ndaj Islandës në fitoren 3:1, u shpreh tejet i lumtur me skuadrën dhe me shënimet, shkruan Indeksonline
Ai thotë se për një sulmues nuk ka ndeshje më të mirë se kjo.
“Jam i kënaqur që kemi bërë një arritje të jashtëzakonshme si Kombëtare. Një sulmues nuk mund ta ketë një lojë më të mirë se kjo: 3 gola dhe kualifikim në Ligën B. Jemi bërë armiq të fortë për kundërshtarët”, u shpreh Muriqi
Kujtojmë që me fitoren e sotshme Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën B të UEFA Nations League./Indeksonline/