75 Mall Live Search
18:24 / E Hënë, 24 Mars 2025 / Z S

Vrasja në Stanoc: Dorasi ishte 58-vjeçar ndërsa viktima 42 vjeçare

Vrasja e dyfishtë që ndodhi sot pasdite në Stanoc të Vushtrrisë tronditi vendin dhe opinionin publik.

Një burrë dyshohet se ka vrarë një grua e pastaj ka vrarë edhe vetëm. Sipas informacioneve të para mësohet se dorasi ishte 58-vjeçar ndërsa viktima 42 vjeçare.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc  të Vushtrrisë.  Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes  dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H.,  e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave  materiale  në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e  pajetë dërgohen  në  Institutin e Mjekësisë Ligjore  për obduksion”, thuhet në njoftim./Indeksonline/