75 Mall Live Search
14:05 / E Martë, 25 Mars 2025 / Z S

Osmani kujton masakrat të Celinës, Fortesës dhe Brestocit: Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrat të Celinës, Fortesës dhe të Brestocit.

Në shënim të përvjetorit të 26-të të këtyre masakrave, Osmani ka shkruar se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së.

“Ata vranë vetëm se ishin shqiptarë dhe se e donin lirinë”, ka shkruar presidentja.

Duke kujtuar martirët dhe heronjtë e UÇK-së, ajo ka thënë se Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat. 

“Dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet”, ka shkruar ajo.

Masakrat në Celinë, Fortesë dhe në Brestoc të Rahovecit, u kryen një ditë pas fillimit të bombardimeve ajrore nga forcat e NATO-s kundër caqeve serbe./Indeksonline/