75 Mall Live Search
17:19 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / S Z

Presidenti i Shqipërisë reagon pasi Kenia njeh Kosovën shtet: Jam shumë i lumtur

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pasi Kenia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Begaj ka falënderuar presidentin kenian, William Rutto, për njohjen e pavarësisë dhe ka thënë se është shumë i lumtur për një vendim të tillë.

Ka qenë ish-presidenti Behgjet Pacolli ai që ka dhënë lajmin se Kenia ka njohur Kosovën si shtet.