75 Mall Live Search
23:53 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh

Raportohet se Federata e Brazilit ka nisur bisedimet me Carlo Ancelottin

Carlo Ancelotti mund të largohet nga real Madridi në fund të sezonit.

Tekniku italian shpeshherë ishte temë e këtyre diskutimeve, ku u përfol për të ardhmen e tij, shkruan IndeksOnline.

Gazeta brazilianie, ”Globo” këtë të mërkure ka raportuar se 65-vjeçari ka hyrë në bisedime me federatën e futbollit të Brazilit.

Madje sipas tyre, Ancelotti ka pasur biseda edhe me klubin e Real Madridit, ku i ka njoftuar për largimin e tij dhe mundësinë që ta marr drejtimin e kombëtares së Brazilit.

Media spanjolle Relevo gjithashtu konfirmoi lajmin që u raportua për herë të parë nga Globo dhe shtoi se ky kalim nuk do të ndodhë para Kupës së Botës për Klube që do të ndodh verën e këtij viti.

Kujtojmë që muaj më partë, Ancelotti kishte pranuar se ka pasur bisedime me federatën braziliane, por se nuk ka vendosur ende për të ardhmen./IndeksOnline/