75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 26 Mars 2025 / Gj. Sh

Agjenti i Alphonso Davies fajëson federatën kanadeze për lëndimin e pësuar

Futbollisti i Bayern Munich, Alphonso Davies ka pësuar një lëndim në ndeshjet ndërkombëtare.

Ai u lëndua gjatë ndeshjes Kanada – ShBA, dhe sezoni për të tashmë ka përfunduar, shkruan IndeksOnline.

Davies pësoi një çarje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë dhe do të mungojë për disa muaj.

E agjenti i tij,Nedal Huoseh, ka fajësuar federatën e Kanadasë për lëndimin e Davies, pasi thotë se ai nuk ishte i gatshëm të luante ndaj ShBA-së.

“Jam shumë i zhgënjyer. Alphonso nuk ishte 100% pas ndeshjes me Meksikën dhe ishte planifikuar që ai të mos fillonte kundër SHBA-së. Të shtunën mbrëma pritej që trajneri të mos ishte në krye të lojës. Si kapiten, ndihem sikur trajneri i bëri presion për të filluar. Alphonso nuk është nga ata që tërhiqen në ato momente. Ai përfundoi duke luajtur dhe shikoni se çfarë ndodhi. Sipas mendimit tim, Federata Kanadeze e Futbollit duhet t’i menaxhojë më mirë këta lojtarë.” sipas mendimit tim, ai është me të vërtetë i zhgënjyer për këtë dëmtim.”, deklaroi Huoseh./IndeksOnline/