Aksident mes dy veturave te ‘Parku i Qytetit’ në Prishtinë, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, saktësisht tek Parku i Qytetit.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe autoambulanca, ku edhe dyshohet për të lënduar.
Policia ka bllokuar këtë pjesë të rrugës dhe po meren me rastin.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/